9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Lekaj për 53 milionëshin: Njerëzit mendojnë se kam para me paleta, por bëra punë të mençur

- Advertisement -

Ish ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka folur rreth çështjes së dënimit me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e 53 milionëshit.

Ai ka thënë se vendimi për ekzekutimin e këtyre mjeteve ka qenë i pashmangshëm duke u shprehur krenarë që e ka bërë atë. Ai ka thënë se ai ishte vendim edhe i Qeverisë së Kosovës.

“Unë nuk jam i akuzuar për korrupsion, as për mito. Nuk kanë lënë xhirollogari pa më hetuar, dhe do të thotë për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Së pari unë dhe Qeveria e Kosovës nuk kemi marrë para, aty janë bërë transaksione prej Ministrisë së Financave dhe tashmë njerëzit mendojnë se unë i kam bërë ato të gjitha”, tha ai.

Tutje, ai ka thënë se ndaj tij është bërë gjykim publik.

“Unë akoma nuk kam vendim të Gjykatës në vendim të formës së prerë. Mua më është bërë gjykim publik dhe politik. Paramendojeni sikur unë të isha liruar, çfarë do të ju kishin bërë atyre gjykatësve? Nëse ka drejtësi në këtë vend, ajo do të vihet. Para qytetarëve jam tamam i drejtë dhe nëse diçka e mirë është bërë, dhe që nuk ka erë korrupsioni është ai vendim. Nëse nuk do ta bëja unë, do ta kishte bërë dikush tjetër, s’do të kishte çare. Njerëzit më shohin thua që unë i kam paletat me 53 milionë. Është marre që politikanët ma përmendin”, deklaroi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit