-8 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Lekaj Kurtit: Hape urën nesër, aty më ke

- Advertisement -

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka komentuar “mosveprimin” e qeverisë Kurti sa i përket hapjes së shumë proklamuar të Urës së Ibrit.

Qeveria që thoshte se do të hapet ura pa marr parasyshë rrethanat, pas vizitës së Shefit të CIA-s në Kosovë e ka ndërruar qëndrimin, duke thënë se “po i presim ndërkombëtarët”.

Lekaj ka “provokuar” Kurtin, duke thënë se po ta hap urën, nesër aty do ta ketë.

“Edhe unë jam për hapjen e urës, edhe unë jam që të mos kemi asociacion me kompetenca ekzekutive, edhe unë jam për shtrirje të sovranitetit, por kemi një dallim, ne si AAK asnjëherë nuk i kemi kundërshtuar veprimet e Kurtit në veri, por e kemi kundërshtuar moskoordinimin me faktorin ndërkombëtar. Pse tani Kurti nuk e hap urën tash? Çfarë matje është ajo me dy kamionë a ka forcë ura me mbajt? Kjo është mashtrim për qytetarët. Unë i them Kurtit hape urën e nesër aty më ka” ka thënë Lekaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit