9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Lekaj: Kurti po e përdor dialogun për vota, po bën hajgare me qytetarët

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, është duke e përdorur dialogun për poena elektoralë.

Sipas Lekajt, kushtet e vendosura nga Kurti për takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, janë legjitime, por joserioze, pasi pas dy ditësh zëvendëskryeministri Besnik Bislimi zhvilloi takim me palën serbe në Bruksel.

“Takimi i fundit në Bruksel, kur Kurti nuk takoi Vuçiqin. Atëherë lind pyetja pse je shku në Bruksel dhe ato tri kushte që i ka propozuar apo i ka kërkuar Kurti që të ulet në tavolinë, janë okej. Janë legjitime, por ja që pas një jave ulet vartësi i tij. Dhe mendoj që është më tepër diçka që Kurti po e shfrytëzon dialogun për poena elektorale për votë dhe nuk është shumë serioz në kërkesat e tyre”, ka thënë Lekaj në “FIVE” të Dukagjinit.

Lekaj ka theksuar se kjo është “hajgarja” e radhës e Kurtit, që po ua bën qytetarëve të vendit, teksa shton se edhe Bislimi nuk duhej të takohej me palën serbe pa u plotësuar ato.

“Sepse asnjë kuptim nuk e ka që pas dy ditëve që të ulet vartësi i tij që është zëvendëskryeministri Bislimi në Bruksel. Meqë janë kërkuar tri kushtet për të dialoguar…i deleguar i kryeministrit për dialog, është zoti Bislimi. Dhe tani shtrohet pyetja a është kjo hajgare e radhës me qytetarët e Kosovës, hajgare sepse nuk është serioz në kërkesat e tij. Nëse ti je kryeministër i një vendi, që me të drejtë i ki shtruar kërkesat e tua që janë legjitime dhe pas dy ditësh ulesh në tavolinë, ku është serioziteti, as Bislimi nuk është dashur pa u plotësuar kushtet, përndryshe atëherë ka hyrë në mal pa sopatë…”, ka shtuar Lekaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit