8.2 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Lekaj kritikon VV-në: Mendojnë si Beogradi – Kurti është dorëzuar

- Advertisement -

Akuzat e Lëvizjes Vetëvendosje – sa ishte në opozitë e tash edhe në pozitë – ndaj qeverive të kaluara se për 20 vjet e kane shkatërruar Kosovën i ka komentuar deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

Sipas Lekajt, me këtë logjikë “mund të mendoj vetëm Beogradi”, pasi Kosova është ndërtuar nga “hiçi” për 20 vjet dhe nuk është shkatërruar.

“Këta (Lëvizja Vetëvendosje) kanë menduar që 20 vjet çka është punuar në këtë Kosovë, është shkatërruar. Këtë mund të mendoj vetëm Beogradi dhe ish-regjimi i Millosheviqit… për mua nuk dihet që dikush që 20 vite është ndërtuar ky vend, që janë ndërtuar institucionet, që është ndërtuar gjithçka është nis prej zeros dhe të thuhet që është shkatërruar gjithçka, çka i bie?Po e nisim më së pari me shkatërrimin e shtëpive, rreth 5 mijë shtëpi kanë qenë të shkatërruara dhe janë ndërtuar, sistemi arsimor, 80 për qind e shkollave kanë qenë të shkatërruara, sot ku janë. Për mos me pranu që 20 vite që është ndërtu këtë vend, që askush nuk e ka mendu që Kosova do të ndryshoj pozitivisht kështu, atëherë i bie që nuk ia dojnë të mirën vendit”, ka thënë Lekaj në Dukagjini.

Lekaj ka theksuar se ndonëse VV-ja i ka akuzuar për korrupsion, sipas tij, partia në pushtet “janë zhytur thellë në korrupsion”.

“Nëse na kane akuzuar neve për 20 vite, këta kanë tejkaluar aq shumë sa nuk e di, ku do të ia mbajnë. Nëse ti i sheh 780 kontrata njëburimore, jo të mbështetura në Ligjin e Prokurimit Publik edhe që kushtojnë 209 milionë euro… këta i kanë dhënë tenderët për dosta, për ata bashkëpunëtorët që kanë qenë edhe punëtorët të tyre. Dhe sot mundem me thanë që ne kemi ardhur me e luftu korrupsionin. Më besoni jo që e akne luftuar por aq thellë janë zhytë në korrupsion sa aq prokuroria ka vend me hetu për 5 vjet”, ka theksuar deputeti i AAK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit