Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka deklaruar se Kosova ka një kryeministër shumë të dobët në dialog dhe në tryezat e negocimit.
“Takimi i fundit të Qershorit mes të dy kryeministrave do të forcojë këtë status-quo që është krijuar tani e disa vite në mes të dy shteteve.Fat i keq për vendin që njërën anë kemi një Vuçiç që funksionon me politika të shkatërrimit dhe sundimit përballë shteteve të Ballkanit, dhe kemi një Kryeministër të Kosovës shumë të dobët në Dialog dhe tryezat e negocimit. Prandaj edhe raporti Kosovë-Serbi nuk po mbyllet”, tha ai.
Deputeti ka shtuar më tej se takmi do të përfundoj pa ndonjë rezultat, ku thekson se Kosova ka nevoj për një unifikim të gjerë të spektrit politik në kuadër të dialogut.
“Cilido që të jetë fokusi, takimi nuk përmbyllet me ndonjë rezultat. Kosova ka nevojë për unifikim të gjerë të spektrit politik në kuadër të Dialogut, e që për inate personale nuk po e bënë Kryeminstri Kurti”, tha Lekaj për GazetaBlic