-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Lekaj këmbëngul në pafajësi edhe pas dënimit gjyqësor: Po jap kontribut për të mirën e Kosovës

- Advertisement -

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj sërish pohon se është i pafajshëm, pak ditë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë mori vendim që ai të dënohet me 3 vite e 8 muaj burgim, për ndarjen e 53 milionë eurove shtesë ndaj “Bechtel-Enkës” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi” gjatë kohës sa ishte ministër i Infrastrukturës.

Lekaj sot ka mbledhur familjarë e qytetarë në një lokal, ku temë diskutimi ka qenë pikërisht kjo çështje.

“Kam dashtë që të komunikoj me ju drejtëpërdrejtë dhe të ju them që në këtë proces jam i pafajshëm dhe do të qëndroj sikur kam qëndru edhe përpara dhe në çdo kohë jam i gatshëm të jap kontributin tim për të mirën e Kosovës dhe të mirën e përgjithshme”, thotë Lekaj para të pranishmëve.

Lekaj është shpallur fajtor për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar si dhe dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit në rastin e njohur si “53-milionëshi”.

Prokuroria Speciale i akuzoi Lekajn dhe tre të tjerë në lidhje me pagesën e 53 milionë të qeverisë për “Bechtel & Enkën”.

Zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës, Nebih Shatri është dënuar me një vit e tetë muaj, Besim Tahiri me një vit e tetë muaj burgim, Eset Berisha me 3 vjet e tre muaj.

Lekaj është dënuar edhe me dënim plotësues, që ia ndalon për 3 vjet e gjashtë muaj ushtrimin e funksionit publik në administratë publike.

Qeveria e Kosovës i kishte paguar 53 milionë eurot kompanisë amerikane për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.

Secili veç e veç akuzohen për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit