11.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Lekaj: Ka rënie të mbështetjes qytetare për Qeverinë aktuale

- Advertisement -

Pal Lekaj, deputet nga AAK-ja, thotë se deklaratat e ministres Gërvalla se opozita do të ketë humbje fatale në zgjedhje, tregon nivelin e paaftësisë së saj për zgjedhjet e ardhshme dhe rangimin e partive politike.

“Deklarata e znj. Gërvalla, një ministre që po mbyll mandatin si Ministre e Jashtme me zero suksese, tregon nivelin e paaftësisë për zgjedhjet e ardhshme dhe rangimin e partive politike”, thotë Lekaj.

Ai thotë se Gërvalla si ministre nuk i ka shërbyer shtetit, si e tillë nuk ka të drejtë morale apo politike të komentojë për zgjedhjet e ardhshme.

“Një ministre që nuk i ka shërbyer si duhet shtetit në pozitën e Ministres së Jashtme, nuk ka të drejtë morale apo politike të komentojë për zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.

Deputeti i AAK-së thotë se ka rënie të madhe të mbështetësve të qeverisë aktuale, gjersa shton se ka rritje të pëlqyeshmërisë për opozitën.

“Pikërisht ministrat e kësaj Qeverie Kurti kanë bërë që qytetarët të kuptojnë realitetin se si mund të qeveriset dhe udhëhiqet shteti nga ky pushtet. Prandaj, jo rastësisht kemi rënie të madhe të mbështetjes për këtë Qeveri në zgjedhje dhe rritje të pëlqyeshmërisë për Opozitën”, theksoi ai për Frontonline.

Lekaj thotë se janë të gatshëm si AAK për zgjedhje dhe presin rezultate të mira pas mbajtjes së zgjedhjeve.

“AAK është në terren, ka komunat që i udhëheq, ka Grupin Parlamentar që ka bërë një punë të mrekullueshme në Kuvendin e Kosovës, dhe ka struktura të mirëorganizuara brenda dhe jashtë vendit në diasporë. Prandaj, ne jemi të gatshëm për zgjedhje dhe presim rezultate shumë të mira në kutitë e votimit”, tha tutje ai.

Në fund ai shtoi se AAK-ja ka ekip dhe vizion të duhur për vendin. “Qytetarët vazhdojnë të mbështesin AAK ne Krye më z. Haradinaj, ekipin dhe vizionin e tij të drejtë e të duhur për vendin”, tha Lekaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit