Home Lajme Lekaj i vendosur: Nuk e votojmë asnjë marrëveshje derisa Qeveria Kurti të përmirësohet

Lekaj i vendosur: Nuk e votojmë asnjë marrëveshje derisa Qeveria Kurti të përmirësohet

0
Lekaj i vendosur: Nuk e votojmë asnjë marrëveshje derisa Qeveria Kurti të përmirësohet

Pal Lekaj, deputet i AAK-së, është deklaruar në lidhje me refuzimin e opozitës (PDK-së dhe LDK-së) për të votuar ligjet e marrëveshjet ndërkombëtare.

Duke folur në RTV Dukagjini, Lekaj theksoi se nuk do të votojnë asnjë ligj derisa Qeveria e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, “të përmirësohet”.

“Nuk është në domenin tonë, është në domenin e atyre që e kanë përgjegjësinë, që e kanë votën e qytetarëve, e kanë 50 plus një që të bëjnë zgjidhje, dhe nëse në domenin e tyre dominojnë vetëm numrat dhe arroganca e numrave, atëherë vije deri në një situatë e tillë që ne nuk do të votojmë asnjë marrëveshje, asnjë ligj derisa ata të përmirësohen.” – deklaroi Lekaj.

Exit mobile version