Pal Lekaj nga kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kryetari i VV-së, Albin Kurti, është duke e degraduar figurën e Albulena Haxhiut, me propozimin e deritanishëm për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Në emisionin DPT Fidani, ai ka theksuar kjo po vjen pasi Haxhiu doli katër herë në votim dhe asnjëherë nuk mori votat e duhura për kryetare, por edhe asnjëherë, sipas tij, nuk i mori votat e njëjta.
“Të gjitha subjektet politike kanë bërë një analizë që Z. Albulena Haxhiu, ish-ministrja, është figurë përqarëse. Nëse analizohen të gjitha qëndrimet e saj, edhe në qeveri edhe në parlament me fyerjet, tregojnë se nuk është një figurë unifikuese që e udhëheq Kuvendin e Kosovës”.
“Prandaj, me që të gjitha subjektet opozitare nuk e pranojnë figurën e saj, dhe në frymën kushtetuese se një kandidat që nuk e fiton votën, mund të vie pas tij kandidati tjetër. Andaj, shumë më mirë është që të mos degradohet edhe më shumë fytyra e Albulena Haxhiut. Albin Kurti po e degradon fytyrën e Albulena Haxhiut sepse doli katër herë në votim dhe nuk mori po të njëjtat vota”.
“Ajo se çfarë më erdhi gerdi me ato deklaratat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje se e viktimizojnë veten se ne jemi kundër gjinisë. Ne si AAK i kemi propozuar edhe dy emra të tjera që të dyja janë gra, që janë të pranueshme dhe që i votojmë dhe nuk kemi bërë hajgare dhe kishim dalë nga ngërçi”, u shpreh Lekaj. /Klankosova.tv
*Klikoni