15.2 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Lekaj akuzon Kurtin për uzurpim të pushtetit ekzekutiv: Prokuroria duhet të reagojë, shteti s`është pronë private

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar Albin Kurtin dhe ministrat e tij, të cilët edhe pas dorëheqjes po qëndrojnë në zyrat e tyre.

Ai ka vlerësuar se një veprim i tillë është uzurpim i pastër i pushtetit ekzekutiv.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lekaj ka kërkuar veprimin e presidentes dhe prokurorisë.

“Qeveri pa mandat, ministra pa legjitimitet! Kryeministri dhe ministrat kanë dhënë dorëheqje për t’u bërë deputetë, por Kuvendi ende nuk është konstituar dhe ata s’kanë dhënë betimin. Pra, nuk janë më ministra, e ende nuk janë deputetë. Megjithatë, po i shohim sërish në zyrat qeveritare, duke ushtruar funksione pa asnjë bazë ligjore. Kjo është uzurpim i pastër i pushtetit ekzekutiv! Kërkojmë reagim urgjent nga Presidentja dhe Prokuroria. Shteti nuk është pronë private për t’u keqpërdorur me truqe politike. Qytetarët meritojnë ligj, jo hile”, ka shkruar Lekaj.

 

Të ngjashme

Të fundit