20.2 C
New York
Thursday, October 16, 2025

Buy now

Lekaj: AAK s’ka votë për Kurtin, s’mendoj që kemi gjasa për qeveri të ish-opozitës

- Advertisement -

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se janë shtjerrë të gjitha mundësitë që kjo parti ta votojë për kryeministër të ardhshëm Albin Kurtin.

Lekaj tha se me qëndrimet dhe situatën e krijuar nga Kurti, AAK-ja nuk ka votë për të në asnjë rrethanë dhe sipas tij, ky është qëndrim partiak.

“Janë shtjerr të gjitha mundësitë e votimit të AAK-së për Kurtin. Janë shtjerr të gjitha. Me këto qëndrime dhe këtë situatë që e ka krijuar Kurti, AAK-ja nuk ka votë për të në asnjë rrethanë”.

“Kemi qëndrim partiak dhe çdo luhatje e dikujt, mua mbrapa nuk më ka. Kemi shkuar aq thellë dhe i besoj Ramushit se AAK-ja do ta votonte Kurtin”, tha Lekaj në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Për sa i përket mundësisë së krijimit të një qeverie nga ish-opozita, Lekaj tha se votat e AAK-së janë pa kushte për PDK-në e LDK-në nëse dakordohen për kryeministër, por tha se “nuk mendoj se kemi gjasa”.

“AAK-ja është e interesuar që të kemi një qeveri nga ish-opozita dhe këtë e kemi bërë të qartë. Votat e AAK-së janë pa kushte. Kushdo le të dakordohen, LDK-PDK, ne e votojmë këdo që dakordohen për kryeministër. Tani, a ka gjasa, nuk mendoj se kemi gjasa”.

“Por, këtu nuk po insistoj që numra nuk kemi. Mund të bëhen deputetët, jo duke i peshkuar, por nga të gjitha komunitetet, përjashto Listën Serbe, mendoj që i kemi 62 numra. Por, nuk mendoj që tani më ka kohë që të mendohet për diçka të tillë dhe mendoj që më realja është që vendi të shkojë në zgjedhje”, tha Lekaj.

Të ngjashme

Të fundit