8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Lejohet përdorimi i kanabisit në Gjermani

- Advertisement -

Gjermania që nga 1 prilli do ta lejojë përdorimin e kanabisit. Ligji i ri legalizon kultivimin deri në tre bimë për konsum privat dhe posedimin e për ata mbi 18 vjeç deri në 25 gram.

Përdorimi i kanabisit është lejuar me ligj në Gjermani. Ligji i ri pritet të lejojë individët dhe shoqatat vullnetare të kultivojnë ligjërisht kanabis dhe ta posedojnë atë në sasi të kufizuar që nga 1 prilli. Ligji legalizon kultivimin deri në tre bimë për konsum privat dhe posedimin e për të rriturit mbi 18 vjeç deri në 25 gram.

Prodhimi i kanabisit në shkallë më të gjerë do të lejohet për anëtarët e klubeve të kanabisit me jo më shumë se 500 anëtarë, ku të gjithë duhet të jenë të moshës madhore. Ata mund të konsumojnë kanabis por jo ta shesin atë.

Qeveria gjermane vuri në dukje se ndalimi aktual nuk funksionon sepse njerëzit gjithsesi pinë kanabis. Me ndalimin e tij, kriminalizohen njerëzit, përfshirë të rinjtë, gjë që mund të ketë një ndikim të madh në jetën e tyre.

Çdo vit në Gjermani zhvillohen 180.000 gjykime penale në lidhje me tregtinë dhe përdorimin e kanabisit./RTK/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit