Ish-trajneri i Liverpool dhe Real Madrid, Rafael Benitez mund të marrë drejtimin e Leicester City.
Dhelprat kanë nisur negociatat me trajnerin spanjoll, sipas Fabrizio Romano. Palët zhvilluan dy takime ku u diskutua për kontratën dhe projektin, por ende nuk kanë arritur marrëveshje.
Më parë ishte raportuar se ish-trajneri i Leeds, Jesse Marsh duhet të drejtonte klubin, por emërimi dështoi.
Përveç kësaj, Leicester është në bisedime me ish-trajnerin e Norwich, Dean Smith për një emërim si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.
Leicester aktualisht është në vendin e 19-të në renditjen e Premier League me 25 pikë nga 30 ndeshje.