Leicester City është i interesuar për mbrojtësin anësor, Marcelo.
Siç dihet, Marcelo është pa skuadër, pasi i skadoi kontrata me Real Madridin, por ende është i pavendosur në lidhje me destinacionin e ardhshëm.
“Dhelprat” e kanë në plan t’i ofrojnë një vit kontratë lojtarit veteran, transmeton lajmi.net.
Ishte Marti Miras, gazetar në MARCA, ai që e ngriti këtë çështje e cila pritet të qartësohet edhe më shumë.