6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Lehtësimi i marrjes së patentë shoferëve nga komuniteti serb, Hovenier: Vendim i mirëseardhur

- Advertisement -

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se Washingtoni zyrtar mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për të lehtësuar dhënien e patentë shoferëve kosovarët për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Hovenier ka thënë se SHBA përkrah përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe avancimin e vizionit të përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse dhe multi-etnike.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e qeverisë së Kosovës për të lehtësuar dhënien e patentë shoferëve kosovarë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne mbështesim përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe avancojnë vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse, multietnike”, ka shkruar Hovenier.

Qeveria e  Kosovës ka marrë vendim që mundëson konvertimin e patentë shoferëve të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në Kosovë në patentë shoferë të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

“Procesi është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë, duke nxitur kohezionin në jetën e përditshme”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit