Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur si ngjarje madhore marrëveshjen për heqjen e kontrolleve kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë.
LVV tha se kjo është arritur ë 24 vjetorin e Çlirimit të Kosovës.
“25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës e shënojmë pa kufij me Shqipërinë”- kanë thënë nga LVV.
Ministri Sveçla tha se qëllimi është të largohen kontrollet kufitare dhe të zëvendësohen me sisteme të avancuara që që luftojnë ilegalitetet ndërkufitare.
“Mes dy vendeve tona nuk do të ketë kontrolle për qytetarët tanë por po punojmë që të kemi sisteme të avancuara teknologjike që luftojnë ilegalitetet ndërkufitare”, ka njoftuar ministri Sveçla.