24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Legjenda gjermane në mbrojtje të Tuchel: Po merr kritika të tepërta, nuk është zgjidhje shkarkimi

- Advertisement -

Bayern Munich renditet në vendin e dytë në Bundesliga. Leverkuseni ndodhet dy pikë larg, ndërkohë që bavarezët do të sfidojnë Lazion për një biletë në çerekfinalet e Champions League.

Thomas Tuchel po përballet me kritika nga tifozët dhe e ardhmja e tij është në dyshim. Ndryshe mendon Miroslav Klose, ish-sulmuesi i njohur i Bayernit, i cili është kundër shkarkimit të Tuchel.

“Kam patur pak kontake personale me të, por në takimet e shkurtra që kemi zhvilliuar Thomas më është dukur njerëzor dhe empatik.
Ai dëshiron më të mirën, dallohet një gjë e tillë nga deklaratat e tij. Kritikat ndaj tij janë të tepërta. Unë mendoj se ai është trajneri i duhur për Bayernin.

Duhet gjithashtu durim, zgjidhja e parë nuk mund të jetë gjithmonë ndryshimi i trajnerit. Tuchel po bën gjithçka për të ndryshuar gjërat për mirë.

Më pëlqen që ka filluar t’u japë minuta lojtarëve si Pavlovic, Kratzig apo Zvonarek. Mendoj se qëllimi i tij është të ndryshojë strukturën e ekipit.

Por, ende nuk ka ardhur dikush më i mirë se Kimmich apo Goretzka. Lojtarë që kritikohen gjithmonë edhe pse nuk ka njeri që t’i zëvendësojë”, u shpreh Klose.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit