Horge Valdano, një nga legjendat e Real Madrid si lojtar, trajner e drejtues në etapa të ndryshme, ka analizuar situatën e krijuar së fundmi me shkarkimin e XabI Alonsos dhe emërimin e Alvaro Arbeloas në vend të tij.
“Unë Çabi Alonson e kam parë jo stabël që në ditën e parë. Nuk kam ndjerë kurrë se kishte mbështetjen e klubit dhe kur për Krishtlindje, Perez bëri fjalimin ku nuk e përmendi, që nga ai moment situata më është dukur veçanërisht delikate, se Xabi ishte në një situatë mungese stabiliteti dhe rehatie.
Ai kishte shumë dëmtime dhe ekipit i mungonte një strateg, të gjithë e dimë rëndësinë që ka një i tillë brenda lojtarëve. Ka raste kur një lojtar i vetëm mund të provokojë një funksionim shumë më harmonik dhe Reali nuk e ka një lojtar të tillë.
Xabi kërkoi formula të ndryshme, nuk mund të themi që nuk e provoi, por u përball me vështirësinë e të luajturit me shumë të dëmtuar dhe kjo shënoi trajektoren e tij te Real Madrid, edhe pse vinte nga një trajektore në nivelet më të larta”, tha ai për trajnerin e shkarkuar sot, para se të kalonte tek emri i ri.
“Arbeloa e njeh klubin dhe e njeh në thellësi, pasi është prej vitesh pjesë e këtij institucioni. Ai e njeh Xabin, ndaj është e sigurt se ka informacione të bollshme për të gjithë atë që po ndodh në ekipin e parë. Ndaj tani thjesht mbetet të shihet si është i zoti të karikojë një ekip konkurrues që të jetë protagonist në të gjitha kompeticionet, që është gjëja që kërkohet te Real Madrid”, tha Valdano.





