8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Legjenda e Realit shpërthen në lot teksa i thotë lamtumirë klubit

- Advertisement -

Nacho Fernandez nuk mundi t’i mbante lotët teksa u nderua në “Santiago Bernabeu” të mërkurën për shërbimin që bëri mbi një dekadë te klubi madrilen.

34-vjeçari ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve muajin e kaluar në sezonin e fundit në fanellën madrilene, meqenëse kontrata i skadoi në fundin e qershorit.

Nacho do të vazhdojë karrierën te Al Qadsiah në Ligën Pro Saudite, por u ftua në ‘shtëpi’ këtë javë për t’i thënë lamtumirë siç duhet.

Ai u përpoq të mbante emocionet në heshtje teksa qëndroi përballë 26 trofeve që fitoi gjatë 13 viteve si lojtar i ekipit të parë për t’iu drejtuar një dhome të mbushur me familje dhe shokë të skuadrës, të kaluarën dhe të tashmen, pasi kishte derdhur tashmë lot duke parë një video speciale që kishte përgatitur Madridi.

Është një ditë e vështirë, ndryshe, por emocionale. Ti më ke dhënë më shumë se sa kam mundur të kthej. Më ke mësuar ta jetoj jetën me vendosmëri. Unë e kam mbrojtur këtë emblemë brenda dhe jashtë fushës çdo sekondë të jetës sime”.

“Ky klub është gjithçka për mua dhe për të gjithë familjen time. Unë kam bërë të njëjtin rrugëtim për 24 vjet rresht. Nga shtëpia ime në shtëpinë time tjetër…sepse familja ime është këtu. Ju nuk e dini se çfarë udhëtimi është të hysh në dhomën e zhveshjes së ekipit të parë dhe të përfundosh duke ngritur Ligën e Kampionëve. Po largohem në mënyrën më të mirë, si kapiten”.

“Faleminderit, Real Madrid, që më bëtë një njeri me vlera perfekte. Faleminderit, [Carlo] Ancelotti, që besove në mua. Faleminderit, shokë të skuadrës, ju jeni më të mirët. Faleminderit të gjithëve. Mendimi për ju vetëm më bën të lumtur, faleminderit të gjithë stafit të klubit, sepse ju më keni bërë një lojtar dhe person më të mirë, babi, e gjithë kjo është falë jush për mua dhe për vëllain tim kaq shumë udhëtime që të mund të stërviteshim dhe të luanim dhe faleminderit gruas sime Maria, njeriu më i mirë në botë, që nuk ma lëshoi ​​kurrë dorën”, deklaroi ai mes lotësh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit