13.2 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Legjenda e kinematografisë, Al Pacino feston 82-vjetorin

- Advertisement -

Al Pacino ishte fëmija i vetëm i dy emigrantëve italianë nga Siçilia, që u ndanë kur ai ishte foshnjë. Kaloi disa vite në varfëri ekstreme dhe depresion, ishte i pastrehë dhe konsumonte shumë alkool.

Portreti i Al Pacino-s tërhoqi vëmendjen e regjizorit Francis Ford Coppola, i cili ishte duke kërkuar aktorë për filmin e tij “The Godfather”. Megjithëse ai kishte dëshiruar yje të tillë si Robert Redford dhe Jack Nicholson, Coppola përfundimisht zgjodhi Pacino-n, pak a shumë të panjohur, për të luajtur Michael Corleone.

I shfaqur në vitin 1972, “The Godfather” pati një sukses masiv dhe konsiderohet gjerësisht si ndër filmat më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Pas kësaj, karriera e tij pati vetëm ngritje. Ka fituar çmimin “Aktori më i mirë” në Academy Award në vitin 1992 për rolin e tij në “Aromë Gruaje”, është nominuar 7 herë për disa role të tjera dhe ka fituar dy çmime të “Globit të Artë”. Al Pacino nuk është martuar asnjëherë dhe ka 3 fëmijë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit