Legjenda e futbollit brazilian, Romario, ka folur për shanset e Selecao-s për të fituar Kupën e Botës FIFA 2026.
Duke komentuar mundësitë e skuadrës së tij, Romario deklaroi: “Probabiliteti, sado i vogël, që Brazili të jetë kampion i Kupës së Botës vitin e ardhshëm do të jetë i mundur vetëm nëse e kemi Neymarin”, tha Romario.
Interesante është se Neymar ende nuk ka bërë asnjë paraqitje për Brazilin që kur Carlo Ancelotti mori drejtimin e ekipit kombëtar.
Sulmuesi i Santos po përpiqet të bëjë përshtypje në Brazil, por deri tani ka shënuar vetëm tre gola në 14 ndeshje të Serie A në vitin 2025.
Brazili ka një histori të pasur në Kupën e Botës, por që titulli i fundit është fituar vetëm në vitin 2002.
Selecao është gjithashtu pesë herë kampion bote, më shumë se çdo ekip kombëtar tjetër në histori.
Romario duket i bindur se pa Neymarin, shanset për triumf në Botëror 2026 janë të reduktuara ndjeshëm, por prapë të mundshme.






