Legalizimi i disa dokumenteve të strukturave paralele serbe, Mehmetaj: Për mua s’është befasi – pres më shumë

Vendimi për pranimin e disa dokumenteve të lëshuara nga strukturat ilegale serbe në Kosovë dëshmin edhe njëherë narrativën e rremë që Kurti e shiti për vite me radhë si sukses shtetëror të “luftimit të strukturave ilegale serbe”, sipas gazetarit Lirim Mehmetaj.

“Albin Kurti ka vendosë që dokumentat ilegale të Serbisë të strukturave paralele në Kosovë, me i njoftë si dokumentacion i rregullt në të cilën ndërvepron Kosova. Pra, kur e njeh ti atë dokumentacion, i njeh ato struktura”, tha Mehmetaj.

Mehmetaj kujtoi një varg lëshimesh të Kurtit në favor të Serbisë.

“Personi që paraprakisht deklaronte se i ka shkatërru, tash erdh nevoja me ua njoftë. Kurrë s’ka ndodhë më herët dikush me guxu me njoftë dokumentacion që lëshohet prej strukturave ilegale të Serbisë. Tash Kosova e njeh atë dokumentacion. Paraprakisht BE-ja e njohu, tash po i njeh edhe Kosova. Paraprakisht vendosi Manastirit në Deçan me ia lëshu pronën – 24 hektarë. Po, është e vërtetë që ka pasë një vendim të gjykatave, por nuk ka guxu kush më herët me marrë vendim në Qeveri që urdhëron Agjencinë Kadastrale me kalu tokën te Kisha. Ky guxoi. Vazhdoi tutje. Për mua nuk është befasi. Pres shumë më shumë. Sa herë kërkon votë ky me 50 dhe 60 për qind, është në funksion të kësaj. Është në funksion të realizimit sa më të shpejtë të vendimeve që i konvenojnë Serbisë.” – tha Mehmetaj ndër tjera.

Të ngjashme

Të fundit