Ledri Vula është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore me projektin më të ri të titulluar “Ça din ti”.
Kënga e re përfaqëson gjithçka që e karakterizon stilin e Ledrit, tekst autentik, ritëm tërheqës dhe prezencë karizmatike në ekran.
Videoklipi i këngës është realizuar plotësisht në Prishtinë, duke sjellë një atmosferë urbane dhe moderne, që përputhet me identitetin e artistit dhe energjinë e projektit.
Regjinë e klipit e ka marrë përsipër Pinkmoon, të cilët kanë sjellë një produkt vizual tërheqës dhe bashkëkohor.
Teksti i “Ça din ti” është shkruar nga vetë Ledri, duke ruajtur stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe emocional, ndërsa për muzikën është kujdesur producenti AkordBeatz.

Për përpunimin teknik janë angazhuar profesionistë të mirënjohur në industrinë muzikore: miksimi nga Groovemusiclab dhe masterizimi nga Eros Lila.
Publiku ka reaguar menjëherë pas publikimit, me komente pozitive dhe shprehje entuziazmi në rrjete sociale.