7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Ledri flet për Dua Lipën dhe Dafina Zeqirin, a bëhet Sara xheloze për to?

- Advertisement -

Shumë detaje nga marrëdhënia e Ledri Vulës me partneren e tij, Sara Hoxhën, ne i dimë nga Instagram-i i tyre, me dyshen që nuk nguron herë pas here të ndajë copëza nga jeta personale. E megjithatë, disa detaje të tjera nuk i dimë, si për shembull, sa xheloze është Sara për Ledrin, kur ai vazhdon ende të ketë bashkëpunime me ish-të dashurat si Dafina Zeqiri apo komunikim me Dua Lipën. 

Pikërisht për këtë ka folur reperi mbrëmjen e djeshme, i ftuar në emisionin “Më lër të flas”. Sipas tij Sara nuk është aspak tipi xheloz dhe nuk e ka ndaluar që të bëje bashkëpunime muzikore me asnjë këngëtare, veçanërisht me Dafina Zeqirin.

“Kush është këngëtarja për të cilën Sara është bërë xheloze për ty dhe të ka ndaluar të bashkepunosh?”– ishte pyetja që ju drejtuar artistit dhe përgjigja e tij:

“Sara kur nuk më ka ndaluar të bëj këngë me Dafinën për të tjera nuk bëhet xheloze”.

Ledri po ashtu u pyet edhe nëse është penduar që nuk ka vazhduar lidhjen me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, pasi kjo mund ta kishte ndihmuar për tregun ndërkombëtar. 

“Unë dua të mbes në tregun tonë, po të doja do kisha bërë me të jashtmit, por unë vazhdoj me bo këngë me kolegë, s’dua të jem larg familjes”- ishte përgjigja e reperit, sigurisht një përgjigje mjaft diplomatike, ndërkohë që zbuloi mesazhin që ka marrë nga Dua:

“A të kallëzoj të drejtën, më ka bërë përshtypje duke e marrë parasysh që është një yll botëror, se nuk e kam prit që të më përgëzonte pas natës në Sunny Hill, s’më ka shkruajtur vetëm mua, por mua edhe Lumit na ka shkruar Dua Lipa”, 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit