19.8 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Ledion Halitaj fiton çmimin “Evropiani i Vitit”

- Advertisement -

Kitaristi 11-vjeçar, Ledion Halitaj ka fituar çmimin “Evropiani i Vitit” që ndahet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, për atë që ka kontribuar më së shumti në promovimin e vlerave evropiane.

Nëntë vjeçari ka fituar vendet e para në garat ndërkombëtare dhe sukseset e tij janë rezultat i punës dhe angazhimit të madh që ka bërë.

Ledioni ka reaguar në Facebook pasi që ka fituar këtë çmim, duke u shprehur shumë i lumtur dhe ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar.

“Jam shumë i lumtur që po e ndaj me ju lajmin që e kam fituar çmimin “Evropiani i Vitit”. Këtë çmim e kam falë votave që më keni dhënë, prandaj i falënderohem me gjithë zemër secilit prej jush që ka votuar për mua. I falënderohem edhe Zyrës së Bashkimit Evropian dhe të gjitha ambasadave të shteteve të BE-së që funksionojnë në Kosovë që fillimisht më kanë përzgjedhur në mesin e pesë të nominuarve për këtë çmim. Por, një falënderim të veçantë e kam edhe për familjen time dhe të afërmit që më japin mbështetje të pakursyer gjatë gjithë kohës dhe për profesorin, Erhan Mujka.” – ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit