13.6 C
New York
Friday, October 31, 2025

Buy now

Ledina Çelo tërhiqet nga juria e “Albania’s Got Talent”

- Advertisement -

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo, ka bërë të ditur se është tërhequr nga juria e spektaklit të njohur televiziv “Albania’s Got Talent”.

Lajmin e ka ndarë vetë artistja përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka shpjeguar se arsyeja e largimit janë motive personale.

Në njoftimin e saj, Çelo ka shkruar: “Me keqardhje, për arsye personale jam tërhequr nga juria e ‘Albania’s Got Talent’”.

“Ruaj kujtimet më të bukura me publikun, stafin dhe kolegët e mi”, shtoi mes tjerash.

Postimi është pritur me shumë reagime nga ndjekësit dhe fansat, të cilët i kanë shprehur mbështetje dhe mirënjohje për energjinë e sjellë në këtë format.

Çelo ishte një prej anëtareve të jurisë që nga nisja e këtij sezoni të ri të “Albania’s Got Talent”.

Në jurinë e spektaklit, përveç Ledinës, bëjnë pjesë edhe Adelina Ismaili, Agron Llakaj dhe Kastro Zizo.

Megjithatë, pas largimit të Çelos, ende nuk është bërë e ditur se kush do ta zëvendësojë atë në jurinë e spektaklit. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit