8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Lecce shkarkon trajnerin pasi goditi lojtarin kundërshtar

- Advertisement -

Lecce ka shkarkuar trajnerin Roberto D`Aversa pasi ka goditur me kokë një lojtar kundërshtar në fund të ndeshjes ndaj Hellas Verona në fundjavë, ka njoftuar klubi i Serie A.

D’Aversa e ka goditur me kokë sulmuesin e Veronës, Thomas Henry, pas humbjes 1-0 në shtëpi të dielën.

Klubi fillimisht në ditën e ndeshjes ka lëshuar një deklaratë ku ka dënuar incidentin po sot ka vendosur për shkarkimin e trajnerit.

“Pas ngjarjeve që ndodhën në fund të ndeshjes, Lecce njofton se ka liruar nga detyra trajnerin Roberto D’Aversa”, thuhet në një deklaratë të klubit.

Lecce fitoi pesë nga njëzet e tetë ndeshjet e ligës këtë sezon, gjë që i lë në vendin e pesëmbëdhjetë me njëzet e pesë pikë, një pikë mbi zonën e rënies, ndërsa Verona me fitoren e arritur nga Lecce ka prekur vendin e trembëdhjetë me njëzet e gjashtë pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit