13.3 C
New York
Friday, October 3, 2025

Buy now

LeBron James lë të hapur largimin nga Lakers

- Advertisement -

30 skuadrat pjesëmarrëse në NBA kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri sportiv 2025-2026.

Në Los Anxhelos, vëmendja ka qenë te veterani LeBron James, që ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Lakers.

I pyetur nëse “King James” do të jetë te Lakers edhe pas një viti, ai u përgjigj shumë thatë: “Ndoshta”.

Pra, e ardhmja e shënuesit më të mirë në historinë e NBS-së mbetet ende një mister.

21 herë pjesëmarrës në “All Star Game” nuk e ka zgjatur kontratën e tij me Lakers, e cila për këtë arsye do të skadojë qershorin e ardhshëm.

“Ky fakt nuk do të ketë asnjë ndikim tek unë, nuk jam i shqetësuar për të ardhmen“, tha LeBron.

Megjithatë, ai do të mbushë 41 vjeç në dhjetor, nuk do të jetë në gjendje të luajë përgjithmonë.

Ai e di këtë, Lakers e dinë dhe tifozët e ekipit kalifornian e dinë.

Të ngjashme

Të fundit