Milani ka zhgënjyer sërish në “San Siro”, duke mos arritur më shumë se një barazim ndaj Genoas, një tjetër skuadër e pjesës së poshtme të tabelës.
Genoa ishte shumë pranë një fitoreje të madhe në transfertë. Ish-sulmuesi i Rossonerëve, Colombo, kaloi Genoan në epërsi në minutën e 28-të, ndërsa mysafirët u mbrojtën me 10 lojtarë deri në fund të takimit.
Milani u shfaq i ngadaltë dhe pa ide për pjesën më të madhe të ndeshjes, duke rritur presionin vetëm në 20 minutat e fundit.
Goli i Pulisic u anulua për prekje minimale me dorë, por në minutën e 90+2 Rafa Leao realizoi golin e barazimit.
Drama vazhdoi edhe në minutën e 97-të, kur Genoa fitoi penallti, por Stanciu e dërgoi topin mbi traversë.
Milani numëron tani 39 pikë, tri më pak se Interi kryesues, ndërsa Genoa ka 16 pikë.
Në fundjavë, Milani përballet me Fiorentinën në transfertë, kurse Genoa pret Cagliarin.






