- Advertisement -
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ndaj një videomontazhe të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila targeton disa analistë të studiove televizive në Kosovë lidhur me zhvillimet në veri.
Sipas tij, videoja e realizuar nga partia në pushtet nxjerr jashtë konteksti fjali të analistëve me kriterin që “nëse thua diçka dhe më pas ndodhë ndryshe, atëherë ti je kundër Kosovës.”
Në këtë kontekst, Mehmetaj ka bashkangjitur një fjalim të kryeministrit Kurti kohë më parë ku flet për “kushtet që Serbia duhet t’i plotësoj para çfarëdo bisedimesh me neve”.