Ilnisa dhe Rikja janë dy banoret të cilat duket se nuk do të bëjnë paqe për aq kohë sa do të jenë në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’. Edhe mbrëmjen e djeshme ato kanë debatuar ashpër dhe nuk i kanë kursyer ofendimet ndaj njëra-tjetrës.
‘Mollë sherri’ është bërë Meritoni i cili është shfaqur i afërt më të dyja vajzat, por me Riken pretendon se e gjitha është në kuadër të shoqërisë, ndërsa me Ilnisën ka diçka më tepër.
Pas spektaklit, Rikja ka këmbëngulur se ajo do ta ruajë shoqërinë me Meritonin edhe nëse Ilnisës nuk i pëlqen kjo gjë. Ajo thotë se ata janë miq edhe jashtë shtëpisë por Ilnisa nuk ja ka idenë kësaj gjëje.