Në Pressing ka qenë i ftuar është ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ku është diskutuar për LDK-në, gabimet që sipas tij i ka bërë partia që dikur e udhëhiqte. Ai flet edhe për qeverisjen e viteve të fundit, kryeministrin Kurti, presidenten Osmani dhe zhvillimet tjera të rëndësishme politike në vend.
Mustafa thotë se në zgjedhjet e fundit, LDK-ja u mundua ta kopjojë Vetëvendosjen, duke distancuar njerëz që kanë punuar për LDK-në.
“Zgjedhjet e fundit kanë qenë një periudhë mjaft e shkurtë dhe dinamike, dhe mjaft e ndikuar prej sjelljeve të VV’së, sepse LDK është munduar ta kopjojë VV’në duke menduar që cdo gjë tjetër nuk po përkrahet prej qytetarëve, dhe tani metoda të sjelljes që VV që janë bërë metoda që e kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve e votën e tyre, prandaj edhe ne duhet të bëhemi ashtu”, tha ai.
Sipsa tij, LDK-ja nuk duhet t’i distancojë njerëz që kanë punuar për LDK’në e që u sulmuan nga VV-ja.
“Në distancimin e njerëzve që kanë punuar për LDK, sepse njerëzit që nuk i ka dasht VV’ja, pastaj ata njerëz kanë mbet jasht strukturave të LDK që për mua ka qenë totalisht e paarsyeshme. Në qoftë se themi që VV’ja e sulmon me të gjitha mjetet Agim Veliun, atëherë nuk ka nevojë që Agimin ta distancojë LDK, ose nëse VV’ja nuk e don Skender Hysenin, ska nevojë që mos ta dojë LDK aktuale, sepse edhe njëri tjetrin janë prej fillimit në LDK”, tha ai.






