Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media sot, duke filluar nga ora 17:00, në Selinë Qendrore të partisë.
Siç njofton LDK, “Folës në këtë konferencë do të jetë z. Visar Azemi, i cili do të vazhdojë të trajtojë çështjen e skandalit të njehsorëve elektrikë.
Partia fton të gjitha mediat që ta përcjellin këtë konferencë, e cila do të ofrojë më shumë detaje rreth zhvillimeve të fundit për këtë çështje të rëndësishme për qytetarët.






