Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se themelimi i nëndegëve të reja në diasporë, mbetet prioritet i kësaj partie.
Ai ka thënë se kanë rritur numirn e nëndegëve, ku për tri vite janë aktivizuar 58 sosh.
“Nga takimi i punës në Mynih për themelimin e nëndegëve të reja në Gjermani, ftoj secilin të djathtë, në çdo anë, t’i bashkohet nismës sonë në Mërgatë. Kjo shtëpi e madhe e demokracisë është e hapur për çdo bashkëmendimtarë e bashkëatdhetarë, që aktivitetin e akcionin politik e sheh si formë të një ideali jetësor.” – ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë:
Themelimi i nëndegëve të reja në Mërgatë mbetet prioritet i angazhimit tonë partiak. Nga 4 nëndegë aktive sa i kishim 3 vite më parë, sot i kemi themeluar e riaktivizuar plot 58 sosh.
Nga takimi i punës në Mynih për themelimin e nëndegëve të reja në Gjermani, ftoj secilin të djathtë, në çdo anë, t’i bashkohet nismës sonë në Mërgatë. Kjo shtëpi e madhe e demokracisë është e hapur për çdo bashkëmendimtarë e bashkëatdhetarë, që aktivitetin e akcionin politik e sheh si formë të një ideali jetësor.
Ekipi politik për mërgatë, Anton Quni, Sokol Haliti, Armend Zemaj, Jehona Lushaku Sadriu, Visar Azemi, Shkumbin Gashi e plot të tjerë, po bëjnë punë të jashtëzakonshme. Shtrirja jonë politike mbetet angazhimi parësor i tyre!
Le ta bëjmë ‘Rrugën e Re’ bashkë!