1.9 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

LDK: Themelimi i UP-së shënon fillimin historik të emancipimit arsimor

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kujtuar 53 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’.

Përmes një njoftimi për media, LDK thotë se kjo ngjarje shënon fillimin historik të emancipimit arsimor, kulturor dhe shoqëror të Kosovës, natyrisht për zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit, por edhe për krijimin dhe afirmimin e vetëdijes politike që do të çonte në mëvetësimin e Kosovës.

“Përgjatë ekzistencës së vet, Universiteti i Prishtinës ka luajtur rol të rëndësishëm në kthesat historike të Kosovës në tri dekadat e shekullit të kaluar, por edhë në shekullin e ri, që u kurorëzuan me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Sipas LDK-së, përkundër vështirësive, Universiteti i Prishtinës ka përmbushur misionin e tij parësor të studimit, të shkencës dhe në udhëheqjen e reformave për avancimin e arsimit të lartë në Kosovë.

“Universiteti i Prishtinës është insitucioni prijës në arsimin e lartë në Kosovë, më i ranguari prej universiteteve në hapësirën shqiptare. Synimet e Universitetit të Prishtinës dhe të Kosovës përgjithësisht duhet të jenë për përparime të mëtejme në gamën dhe cilësinë e studimeve dhe të kërkimeve, për të qenë në hap me zhvillimet ndërkombëtare”, vlerëson LDK-ja.

LDK-ja vlerëson se cilësia në arsimin e lartë sigurohet me vizion të qartë të politikave arsimore nga qeveria duke siguruar përkrahje konkrete për universitetet në bazë të trendeve ndërkombëtare dhe kërkesave të tregut të Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës do të sigurojë që reforma që garantojnë cilësi në studime; projekte hulumtuese e inovative; konkurrueshmëri ndërkombëtare dhe paga të dinjitetshme në bazë të performancës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin LDK-së.

Po ashtu, në njoftim thuhet se LDK ka propozuar që koeficienti të jetë 125, i cili do të siguronte të ardhura të dinjitetshme për stafin akademik dhe administrativ, shtytje për punë me përkushtim të lartë, për të mirën e studentëve, të universiteteve dhe të gjithë shoqërisë sonë./

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit