6.7 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

LDK shpreh ngushëllime pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shprehur ngushëllime familjeve për viktimat nga tërmeti i fuqishëm që e goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e sotëm.

Përmes një shkrimi në Facebook, Abdixhiku tha se të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë dhimbjen dhe solidarizohen me qytetarët e Sirisë dhe Turqisë.

”Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës u shprehë ngushëllime të gjitha familjeve për viktimat e tërmetit të tmerrshëm që i goditi këtë mëngjes”, thuhet tutje në shkrimin e tij në Facebook.

Njoftimi i plotë i LDK-së:

Pas lajmit për tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u shpreh ngushëllime dhe bashkëndjen me viktimat dhe familjet e tyre.

“Më trishtoi lajmi për tërmetin që ka goditur Turqinë dhe Sirinë.

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës u shprehë ngushëllime të gjitha familjeve për viktimat e tërmetit të tmerrshëm që i goditi këtë mëngjes. Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e të dyja vendeve në këto momente të vështira. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre.”

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=724345945727494&id=100044562842177&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit