0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

LDK shpalos portretin e Xhemail Mustafës në 24 vjetorin e vrasjes së tij

- Advertisement -

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se kjo parti, në 24 vjetorin e vrasjes së Xhemail Mustafës, ka shpalosur pllakën dhe portretin në përkujtim të tij.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se me familjen, kanë kujtuar Xhemailin si atdhetar, veprimtar e shkrimtar.

“Në 24 vjetorin e vrasjes së patriotit Xhemail Mustafa, shpalosëm pllakën dhe portretin përkujtimor të tij, në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Së bashku me zonjën Bahrije, vajzën Berianën e djalin Besianin, së bashku me vëllaun Ganiun, Gemin e vogël, së bashku me Erolidën e Kushtrimin, kujtuam Xhemën si atdhetar, si veprimtar, si shkrimtar e si krijues – mbi të gjitha si bartës i lëvizjes rugoviste për liri, pavarësi e demokraci. Trashëgimia e tij politike do të ekojë në brezni!

Xhema i vjetër u morr nga familja herët e padrejtësisht në hyrje të banesës së tij; Xhema i ri, na shfaqet secilën ditë tek Besiani sot – një mik, një profesionist e një patriot i kohës sonë!” – ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit