13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

LDK: “Shkarkimi i Ambasadorit Martin Berishaj është domosdoshmëri”

- Advertisement -

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu ka kërkuar shkarkim e ambasadori Martin Berishaj sot pasi Agjencioni Anti-Korrupsion ka dorëzuar kallëzim penal ndaj tij.

Ajo ka thënë se LDK-ja kërkon shkarkimin e ambasadorit dhe po ashtu sqarim të secilit zyrtar publikë që në fillet e shpërthimit të skandalit kishte garantuar dhe kishte marrë në mbrojtje Berishajn.

“Deri në përfundimin e rastit në fjalë, kërkojmë shkarkimin e Abasadorit Martin Berishaj; siç dhe kërkojmë sqarimin e secilit zyrtar publik, që në fillet e shpërthimit të këtij skandali, kishin garantuar dhe marrë në mbrojtje ambasadorin në fjalë”, ka shkruara ajo.

Postimi i plotë:

Shkarkimi i Ambasadorit Martin Berishaj është domosdoshmëri

Agjensioni Anti-Korrupsion sot ka dorëzuar përfundimisht kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj; mbi faktet shokuese të bëra publike muaj me parë. Kallëzimi penal është përfundim logjik ndaj një skandali të fshehjes së të hyrave prej gjysmë milioni.

Hapja e hetimeve, por edhe përfshierja e një ambasadori të Kosovës në skandale ndërkombëtare financiare, dëmtojnë rënd imazhin e vendit tonë, rrjedhimisht e bëjnë të pamundur përfaqësimin e shtetit.

Prandaj, deri në përfundimin e rastit në fjalë, kërkojmë shkarkimin e Abasadorit Martin Berishaj; siç dhe kërkojmë sqarimin e secilit zyrtar publik, që në fillet e shpërthimit të këtij skandali, kishin garantuar dhe marrë në mbrojtje ambasadorin në fjalë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit