13 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

LDK: Sërish Lëvizja Vetëvendosje bllokoi seancën e konstitutimit të Kuvendit

- Advertisement -

LDK-ja reagoi pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në kumtesën e LDk-së thuhte se sërish Lëvizja Vetëvendosje bllokoi seancën e konstitutimit të Kuvendit.

“Të njëzet deputetët e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ishin prezent. Fatkeqësisht, kryesuesi i kësaj seance, nga radhët e LVV-së, shkeli Rregulloren e Kuvendit duke thirrur fillimisht për konsultime politike, pa qenë i autorizuar dhe pa pasur mandat për një gjë të tillë.

Skenari i mbledhjes konstituive nuk u respektua, ani pse kishte kushte që të vazhdonin aty ku ishte ndërprerë kjo seancë më 15 prill. Prezent ishin 100 deputet, pra kishte kuorum për të vazhduar me votimin e raportit të Komisionit, aty ku ishte ndërprerë seanca.

Veprimet e sotme të LVV-së shpërfaqin bllokimin e tyre faktik për konstituim të Kuvendit dhe themelim të institucioneve”, thuhet në kumtesën e LDK-së

Të ngjashme

Të fundit