28.4 C
New York
Sunday, May 4, 2025

Buy now

LDK: Regresi i lirisë së mediave lidhet drejtpërdrejt me qasjen e Qeverisë Kurti

- Advertisement -

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, e gjen Kosovën me rezultat jashtëzakonisht shqetësues, sa i përket lirisë së medias- pushtetit të katërt.

Kosova, sipas Indeksit të Lirisë së Shtypit nga Reporterët pa Kufij(RSF), ka shënuar rënien më të madhe në 15 vitet e fundit të saj, duke u renditur në pozitën e 99-të nga 180 vende të vlerësuara, më së keqi në gjithë rajonin, një tregues alarmant i përkeqësimit të mjedisit mediatik në vend.

Raportet e tilla, LDK-ja thotë se janë dëshmi e qartë e përkeqësimit sistematik të gjendjes së lirisë së medias.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se ky regres, lidhet drejtpërdrejt me qasjen e Qeverisë Kurti ndaj mediave, pasi për katër vjet qeverisje, ky pushtet ka sulmuar gazetarët, denigruar mediat kritike si dhe tentuar të heshtin fjalën e lirë, transmeton Klankosova.tv.

“Liria e mediave është gurthemeli i një demokracie funksionale; kur gazetarët censurohen ose frikësohen, qytetarët privohen nga e drejta për t’u informuar, ndërsa abuzimet e pushtetit mbeten në hije.  Demokracia nuk mund të mbijetojë aty ku mungon liria e shtypit, prandaj kjo rënie drastike në indeksin ndërkombëtar është alarm për gjendjen e demokracisë në vend”, thuhet tutje në reagimin e LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se do të vazhdojë të ngrejë zërin kundër çdo retorike përçarëse apo veprimi arbitrar që cenon mediat e pavarura.

“Ne jemi të vendosur të veprojmë si gardianë të lirisë së shprehjes, do të punojmë shumë që në qeverisjen e ardhshme të ketë respekt të plotë për mediat e lira, institucione të pavarura dhe llogaridhënie demokratike.  LDK është mirënjohëse dhe falënderuese për përkushtimin e gazetarëve që edhe përkundër presioneve e kërcënimeve, vazhdojnë të palëkundur të mbajnë të informuar publikun, hulumtojnë dhe të thonë të vërtetën

Të ngjashme

Të fundit