7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

LDK reagon për shkarkimin e rektorit të UP-së: Ndërhyrje e papranueshme e politikës në institucionet arsimore

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në universitetin publik, që pasuan me shkarkimin e rektorit Naser Sahiti.

Për LDK-në shkarkimi i Sahitit është ndërhyrje e papranueshme e politikës në institucionet arsimore.

“Nën ndikimin e partisë në pushtet, Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina” e shkarkoi sot rektorin i këtij universiteti, Prof. dr. Naser Sahitin. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës kjo është ndërhyrje e papranueshme e politikës në institucionet arsimore”.

LDK thotë se këtij “akti të papranueshëm e të dëmshëm për arsimin” i ka paraprirë “kapja e Këshillit Drejtues të UP-së nga partia në pushtet përmes përzgjedhjes së kandidatëve me kriter partiak-klientelist e me integritet të kontestuar”.

Partia opozitare shton më tej se Këshilli Drejtues i UP-së “ekzekutoi sot sheshazi kërkesën politike të Qeverisë për të instaluar rektor të dëgjueshëm të pushtetit në UP”.

“Efektet e ushtrimit të ndikimit dhe të kontrollit nga pushteti në arsimin e lartë dëmtojnë rëndë cilësinë dhe funksionimin institucional”.

LDK thotë se çdo ndërhyrje politike në këtë universitet është i pafalshëm.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se respektimi i autonomisë së universitetit është kusht për të siguruar integritetin dhe cilësinë e arsimit të lartë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit