Lidhja Demokratike e Kosovës ka përfunduar procesin e aplikimit në KQZ për certifikim të listës së kandidatëve për deputetë për Zgjedhjet Nacionale të 9 shkurtit 2025. Kjo është lista fituese, e grave dhe burrave më të mirë e të ndershëm të këtij vendi.
“Lista e LDK-së është më përmbajtësorja, profesionalja e më unitarja, që Kosova ka sot. Në listë gjeni njerëz që nuk kanë ndërtuar vetëm karriera të suksesshme, por që kanë ruajtur me dinjitet, parimet dhe përkushtimin ndaj Kosovës. Për herë të parë, në këtë listë kemi shkuar përtej kuotës gjinore, me gra të suksesshme për një shtet të suksesshëm! Kemi të rinj e të reja që sjellin energji të freskët dhe vizion të ri, krahas politikanëve me përvojë që kanë dëshmuar veten në skenën politike. Kjo listë është zëri i ndryshimit dhe kjo nuk është vetëm lista e LDK-së – kjo është lista e Kosovës!
Ky është rrugëtimi ynë drejt fitores, dhe këtë rrugë e bëjmë bashkë! “, thuhet në njoftim.