Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mori pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja e Republikës, duke ofruar qëndrimin e partisë për zgjidhjen e krizës institucionale tre mujore që ka lënë vendin pa Kuvend dhe pa qeveri funksionale, njofton LDK, raporton Scanner.
LDK ka propozuar formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse kalimtare me mandat të qartë, si rrugëdalje nga ngërçi politik.
Sipas partisë, përpjekjet për të funksionalizuar institucionet pa një shumicë parlamentare janë të kota dhe thellojnë krizën.
LDK fton të gjitha partitë politike që të mbështesin këtë propozim, duke e konsideruar atë si zgjidhjen më të përshtatshme për vendin.