Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka zbuluar logon e programit të ri politik, i njohur si “Rruga e Re”.
LDK-ja ka bërë të ditur se specifikat e programit “Rruga e Re” do të prezantohen zyrtarisht në muajt e ardhshëm, duke i dhënë një formë të plotë dhe të detajuar vizionit të partisë për të ardhmen e Kosovës.
Kujtojmë se Abdixhiku muajt e fundit vazhdimisht ka folur për “Rrugën e Re”, e cila sipas tij synon ndër të tjera daljen nga kriza njëvjeçare dhe me detyrimet ndërkombëtare që ka Kosova, parandalimi i politikave të gabuara etj.