-0.3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

LDK plot 25,000 mbështetës nga mërgata, thotë Abdixhiku

- Advertisement -

Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se nga 60,000 votues të regjistruar në diasporë për zgjedhjet e shkurtit, 25,000 janë mbështetës të LDK-së, duke e cilësuar këtë si një hap të madh drejt ndryshimit kombëtar.

Me këto shifra, Abdixhiku thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës, prinë me numrin e mbështetësve e votuesve të regjistruar për në zgjedhjet e shkurtit, transmeton klankosova.tv.

”MËRGATA PËR NDRYSHIM!

25,000 mbështetës tanë të regjistruar në Mërgatë deri më tani!
Edhe 3 ditë të mbetura!
Vazhdojmë! Regjistrohuni!
“Dhe këtu, në këtë përvjetor të 35-të, më lejoni që të shpreh falënderimin e veçantë për bashkatdhetarët tanë, që tashmë kanë nisur uraganin e ndryshimit me regjistrim.
Po ju njoftoj, lajmëroj, e kumtoj, se në regjistrimin e votuesve në mërgatë, në bazë të të gjithë të dhënave të strukturave tona, Lidhja Demokratike e Kosovës, prinë me numrin e mbështetësve e votuesve të regjistruar për në zgjedhjet e shkurtit.
Gjersa flasim sot këtu, nga 60 mijë të regjistruar gjithsejtë, plot 25 mijë janë anëtarë e mbështetës tanë. Ata, së shpejti do të jenë dhe votues tanë të ardhshëm; votues të ndryshimit të madh kombëtar!
Ju ftoj, që të tri ditët e mbetura, t’i vazhdojmë angazhimet për regjistrim; dhe kështu, ndryshimin që e ndjejmë brenda, ta mbajmë të barabartë me ndryshimin që na vjen nga mërgata!”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit