-1.8 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

LDK përkujton aktin çnjerëzor në Mitrovicë të ndodhur 23 vite më parë

- Advertisement -

Sot, më 3 shkurt, ne përkujtojmë 23-vjetorin e një nate tmerri në Mitrovicë; ndër aktet e rënda, tronditëse dhe të dhimbshme ndaj popullit të Kosovës. Në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, u vranë 10 shqiptarë, u plagosën 25 dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre 11,364 të tjerë. Ngjarje si kjo na dëshmojnë përjetime tona si popull dhe duhet të na freskojnë kujtesën për të mos harruar kurrë kalvarin e mundimeve tona. Ne e paguam shtrenjtë çmimin e lirisë.

Një ndër përgjegjësit kryesor të kësaj masakre e spastrimi etnik, ishte edhe Oliver Ivanoviq, i cili për të gjitha aktet dhe veprat çnjerëzore ndaj popullsisë shqiptare, ishte dënuar me 9 vite burg.

Lidhja Demokratike e Kosovës bashkëndjenë me familjet e viktimave të 23 vjetëve më parë, ashtu siç dhe kujton sot e gjithherë sakrificën e madhe të popullit tonë për liri e pavarësi. Mbi këtë sakrificë, LDK do të përkushtohet në vazhdimësi për një Kosovë të zhvilluar, të mirëqenë dhe për një jetë të dinjitetshme për qytetarët tanë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit