8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

LDK për ikjet e mjekëve: Qeveria nuk ka as strategji as vullnet për ta parandaluar këtë fenomen

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar rreth ikjes masive të mjekëve që po ndodh kohëve të fundit në Kosovë.

Përmes një reagimi në Facebook, nga ana e LDK-së thuhet se kjo ikje e mjekëve është shqetësuese dhe paraqet rrezik serioz për sistemin shëndetësor.

“Ikja masive e mjekëve nga Kosova, është shqetësuese dhe paraqet rrezik serioz për gjithë sistemin shëndetësor. Vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti, 45 prej tyre janë larguar nga vendi. Numri i vogël i mjekëve në Kosovë gjithë këtë situatë e bën akoma më të rrezikshme” thuhet në reagim.

Më tej në reagim bëhet e qartë që LDK-ja nuk sheh strategji dhe as vullnet  nga ana e Qeverisë Kurti për të parandaluar këtë fenomen të ikjes së mjekëve.

“Qeveria e Kosovës nuk ka as strategji e as vullnet mbi trajtimin dhe parandalimin e fenomenit të ikjes së tyre. Ikja e një mjeku të shkolluar në vendin tonë, i kushton buxhetit të shtetit dhjetra mijëra euro. Kjo qeveri duhet të ndërmarrë me urgjencë hapa strategjik në parandalimin e kësaj dukurie, si ngritja e pagës për punëtorët shëndetësor e ndarja e specializimeve sipas kërkesave të institucioneve shëndetësore. Të gjitha këto në shërbim të ofrimit të kushteve të dinjitetshme për ta” shtohet në reagimin e LDK-së.

Lexoni reagimin e plotë:

Ikja masive e mjekëve nga Kosova, është shqetësuese dhe paraqet rrezik serioz për gjithë sistemin shëndetësor. Vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti, 45 prej tyre janë larguar nga vendi. Numri i vogël i mjekëve në Kosovë gjithë këtë situatë e bën akoma më të rrezikshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës i sheh me shqetësim të madh deklaratat e zv. kryeministrit të Kosovës rreth ikjes së mjekëve nga Kosova. Duke e krahasuar vendin tonë me vendet e zhvilluara evropiane.

Për dallim nga vendet që i ka përmendur zv. kryeministri, në Kosovë qytete të tëra veprojnë me vetëm nga një mjek familjarë, për gjithë territorin e tyre.

Qeveria e Kosovës nuk ka as strategji e as vullnet mbi trajtimin dhe parandalimin e fenomenit të ikjes së tyre. Ikja e një mjeku të shkolluar në vendin tonë, i kushton buxhetit të shtetit dhjetra mijëra euro. Kjo qeveri duhet të ndërmarrë me urgjencë hapa strategjik në parandalimin e kësaj dukurie, si ngritja e pagës për punëtorët shëndetësor e ndarja e specializimeve sipas kërkesave të institucioneve shëndetësore. Të gjitha këto në shërbim të ofrimit të kushteve të dinjitetshme për ta. Kosova nuk ka kapacitete sikurse vendet e zhvilluara që i ka përmendur zv. kryeministri në zëvendësimin e mjekëve. 

Ikja masive e mjekëve nga Kosova, është shqetësuese dhe paraqet rrezik serioz për gjithë sistemin shëndetësor. Vetëm…

Posted by Lidhja Demokratike e Kosovës on Friday, April 1, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit