5.5 C
New York
Sunday, January 11, 2026

Buy now

LDK pasi e kishte votuar Hashim Thaçin e kishte rritur votën, pas koalicionit me Kurtin i kishte humbur afro 100 mijë vota

- Advertisement -

Votimi i Hashim Thaçit për president ishte gabim trashanik për LDK-në”, kështu deklaroi së fundmi Besian Mustafa i LDK-së.

Pas kësaj pati reagime të shumta nga opinioni publik, por edhe nga PDK-ja, duke kritikuar Mustafën për këtë, transmeton lajmi.net.

Në mbrojtje të tij doli kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. “Ç’mi ke trazuar mercenarët, o Besian?”, ishte fillimi i postimit të Abdixhikut.

Por, a u dëmtua vërtetë LDK pasi e kishte votuar Hashim Thaçin për president në vitin 2016?

Në vitin 2014, para se të votohej Thaçi president, LDK në zgjedhjet e 2014-ës, kishte marrë 184 mijë e 594 vota apo 25.24 për qind, duke zënë vendin e dytë pas PDK-së.

Në vitin 2017, një vit pasi u bë Thaçi president, u mbajtë zgjedhjet e reja nacionale.

LDK doli e treta pas koalicionit PAN dhe VV-së. Por, LDK në koalicion me AKR-në e kishte rritur votën.

Kjo parti kishte fituar 185 mijë e 884 vota apo 25.53 për qind.

Rezultat më të mirë kishte marrur në vitin 2019, ku LDK kishte dal e dyta, mbi PDK-në. Me diferencë jo shumë të madhe me VV-në që doli e para.

LDK kishte fituar 206 mijë e 516 vota apo 24.45 për qind. Pas zgjedhjeve, LDK kishte lidhur koalicion me VV-në, me Albin Kurtin si kryeministër.

Por, ky koalicion nuk ishte i gjatë, pas pak javësh, u prishë. LDK pastaj e mori qeverinë në dorë në koalicion me AAK-në e Nismën, me Avdullah Hotin kryeministër.

As kjo qeveri nuk zgjati shumë dhe u dashtë në vitin 2021 të mbaheshin zgjedhjet e reja.

Në këto zgjedhje, LDK mori rezultatin më të keq në histori të saj. Partia e presidentit historik Ibrahim Rugova mori 110 mijë e 985 vota apo 12.73 për qind.

Të ngjashme

Të fundit