-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

LDK paralajmëron bojkot të Kuvendit, nëse nuk lejohet të formohet Komisioni Hetimor

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se nëse opozitës nuk i lejohet formimi i Komisionit Hetimor parlamentar, atëherë LDK nuk do të marrë pjesë më në votimet në Kuvend.

“Mohimi i kësaj të drejte për ne është përtej çdo limiti, si deputet mund të konkludoj se nëse nuk formohet Komisioni Hetimor parlamentar nuk ka më kuptim që LDK të marrë pjesë në çfarëdo votimi në Kuvend. Nuk ka më kuptim që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare nëse u mohohet opozitës të formojë komision hetimor”, tha Gashi.

Deputeti Gashi tha gjithashtu se s’ka më kuptim parlamentarizmi në Kosovë nëse i mohohet formimi i Komisionit Hetimor. Gashi tutje tha se beson se ka deputetë brenda VV-së që do të deklarohen se është gabim moslejimi i formimit të Komisionit Parlamentar.

“Nëse opozitës i mohohet formimi i një komisioni hetues parlamentar nuk ka më kuptim parlamentarizmi. 40 deputetë janë kategori kushtetuese.Kjo mënyrë e të menduarit është e patolerueshme, besoj se ka njerëz brenda VV-së që kanë me thanë që e keni gabim, unë du me besu që kryetari i Kuvendit që me u rrëzu shtylla kryesore, mbikëqyrja parlamentare. Unë deklaroj, se ne nuk do të votojmë asnjëherë në këtë Kuvend pa u formu Komisioni Hetimor”, tha Gashi.

Opozita ka kërkuar që të votohet mocioni procedural për ta futur në rend të ditës formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar.

Ndryshe, shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se kanë kanë arritur t’i mbledhin 40 nënshkrime për formimin e Komisionit Hetimor.

“Meqenëse jemi në fillim të seancës si grup i PDK dhe për komisionin hetimor kemi propozuar komisionin hetimor që është përkrahur nga 40 deputetë. Ne e kemi diskutuar edhe në seancën e kaluar dhe përmes këtij mocioni kërkojmë nga grupet parlamentare ta përkrahin formimin e këtij komisioni dhe kërkojmë të futet në rend dite dhe pastaj votojmë për marrëveshjet”, tha Tahiri.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit