Lidhja Demokratike e Kosovës do të organizojë nesër një tryezë diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2024.
Të ftuar në tryezë janë odat ekonomike, sindikatat, shoqëria civile dhe ekspertë të ekonomisë kurse ngjarja nisë prej 14:00, transmeton lajmi.net.
Deputeti i kësaj partie, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria Kurti nuk po di si t’i menaxhojë buxhetet.
“Me buxhetin e vitit 2024, kjo qeveri ka menaxhuar katër buxhete vjetore, në vlerë prej mbi 11 miliardë euro dhe nuk lanë asnjë shenjë në ekonomi”, ka shkruar ai në Facebook.